Euro 2020 do të hyjë në histori jo vetëm si Europiani i parë udhëtues por edhe si më i pasuri. Totali i shumës, që UEFA po përgatitet të ndajë midis ekipeve kombëtare është 331 milion euro, 30 më shumë se në vitin 2016, pavarësisht nga pandemia. Italia tashmë ka garantuar 25.25 milion, të cilat mund të bëhen mbi 28 në rast suksesi ndaj Anglisë. Klubet që kanë lojtarë në ekipet kombëtare po festojnë gjithashtu, duke ndarë 130 milion.
Nga ekipet e eleminuara në çerekfinale, ajo që do të marrë shumën më të madh është Belgjika 16.25 milion, krahasuar me 14.25 milion të Ukrainës dhe 14.75 milion të Zvicrës dhe Republikës Çeke. 'Vetëm' 12, 25 milion për Gjermaninë dhe Portugalinë (ashtu si Kroacia dhe Uellsi), 12,75 milion për Francën (në të njëjtin nivel me Suedinë dhe Austrinë), me Hollandën pak përpara me 13,75 milion. Nga ana tjetër, Danimarka mblodhi 18.25 milion, një milion më pak se gjysmëfinalistja tjetër e mundur, Spanja (19.25 milion).
Nuk do të mungojnë shpërblimet për klubet, ku pjesa e luanit u takon atyre që kanë patur më shumë lojtarë në skuadrat respektive përfaqësuese. Mes klubeve me më shumë lojtarë në përfaqësuese janë Manchester City dhe Chelsea, ndërsa në Itali janë Juventus, Atalanta dhe Inter.