RTSH Sport Live

Euroliga, Efes fiton derbin me Fenerbahçen

  • 05/04/2024
  • |
  • Basketboll
Euroliga, Efes fiton derbin me Fenerbahçen
Derbi i Sambollit mbyllet me fitoren e Efes, 82-80

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga, ka vijuar të premten në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar me derbin e Stambollit, Fenerbahçe-Efes. Një ndeshje e luftuar, deri në frymën e fundit, për të shpallur fitues Efes me rezultatin 82-80.

Në një ndeshje ku asnjëra skuadër nuk kryesoi me dyshifrorë dhe epërsia më e madhe ishte 7 pikë. Efes  luajti me epërsinë në çerekun e katërt, duke bërë gjëra të mëdha në fushë. Kjo përfshin një trepikësh nga Rodrigue Beaubois me 40 sekonda para përfundimit, e më pas një gjuajtje nga Larkin.

Një mbyllje emocionuese e sfidës, me Efes që arrin të sigurojë një fitore 82-80 në derbin e Stambollit, ndaj rivalit të tij të qytetit, Fenerbahçe.