RTSH Sport Live

Minesota fiton ndeshjen e parë, Denveri mposhtet në shtëpi

  • 05/05/2024
  • |
  • Basketboll
Minesota fiton ndeshjen e parë, Denveri mposhtet në shtëpi
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Konferencës i buzëqesh Timberëolves: rezultati është 106-99, me Anthony Edwards në krye me 43 pikë.

Gjysmëfinalet e Konferencës së NBA hapen menjëherë me një surprizë, e cila sjell fitoren e Minesota Timberwolves. Anthony Edwards dhe shokët e tij arritën të fitojnë në shtëpinë e Denver Nuggets, me një rikuperim të madh dhe një ecuri 17-8 në çerekun e fundit.

Përfundon 106-99 për miqtë, të cilët shfrytëzojnë në maksimum Anthony Edwards në formë të shkëlqyer (43 pikë) dhe kalojnë në avantazh. Ndeshja e dytë do të luhet të martën.