RTSH Sport Live

Euroliga në RTSH: Barcelona mposht Makabin

  • 04/04/2024
  • |
  • Basketboll
Euroliga në RTSH: Barcelona mposht Makabin

Euroliga ka sjellë emocione të mëdha mbrëmjen e sotme në Radio Televizionin Shqiptar. Sfida mes Barcelonës dhe Makabi tel Avivit, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë shumë e luftuar dhe e rivalizuar deri në sekondën e fundit.

Perioda e parë mbyllet në barazim 19-19. Spanjollët fitojnë periodën e dytë 25-24 dhe shkëptuten akoma më shumë në periodën e tretë, të cilën e fitojnë 26-20.

Por izraelitët reagojnë në periodën e fundit dhe mbeten në lojë deri në sekondat e fundit. Por, në fund feston Barcelona që fiton gjithë takimin me rezultatin 92-89.