Panathinaikos ka fituar trillerin e javës së 25-të në Euroligë teksa ka mundur Fenerbahcen 91-90 pas një beteje fizike dhe psikologjike ne Oaka Arena mes dy skuadrave me një histori të gjatë rivaliteti ndaj njëra tjetrës.
Ndeshja nisi me avantazhin e Fenerbahces dhe menjëherë treguan se ishin shumë solid në mbrotje por dhe shumë të saktë në gjuajtje. Në periodën e dytë është Panathinaikos që ja del falë trepikëshave të Slukas të dalë në avantazh deri në 9 pikë por gjithçka e përkohshme, sepse Fenerbahce e përmbys dhe kalon në një pikë avantazh në fund të periodës së dytë.
Perioda e tretë nis sërish mirë për skuadrën turke dhe arrijnë ta fitojnë si 10 minutësh 20-24. Janë të saktë në gjuajtje dhe sidomos arrijnë të nxjerrin nga loja Kendrick Nunn, qoftë prej faullave e qoftë prej nervozizmit.
Mirëpo del në pah Hernan Gomez që edhe në periodën e 4-ët vazhdon të shënojë dhe e kthen lojën në ekuilibër. 5 minutat e fundit janë me shumë tension ku përfshihet edhe tifozëria duke i dhënë një shtysë të madhe skuadrës vendase. Fenerbahce arrin 12 trepikësha të shënuar dhe duket se me sulmin e tyre do ta mbyllnin pa vështirësi.
Sluka tregohet magjik në fund me vjedhjen ndaj Guduric dhe e çon ndeshjen në barazim 90-90. Më tej Fenerbahce në 11 sekonda duhej të shënonte për ta fituar ose ta çonin ndeshjen në shtesë. Por pas gjuajtjes së Hays të pasaktë, Nunn merr topin drejt mesfushës dhe aty Hays bën gafën duke i shkaktuar faull në sekondën e fundit.
Nunn shënon të parën dhe humbet qëllimisht të dytën, Hall tenton nga larg por nuk ja del dhe fitorja i takon Panathinaikos 91-90. Me këtë fitore nuk ndryshon asgjë në renditje për Panathinaikos vijojnë në vendin e 5-të ndërsa Fenerbahce në vendin e dytë.