RTSH Sport Live

Luka Donçiç në Kaliforni, Dallas të “lodhur” nga problemet me mbipeshën

  • 03/02/2025
  • |
  • Basketboll
Luka Donçiç në Kaliforni, Dallas të “lodhur” nga problemet me mbipeshën

Luka Donçiç u shkëmbye pasi skuadra e Dallasit ishte lodhur prej mungesës së regjimit të lojtarit. Sipas “ESPN” ky shkëmbim u krye këtë vit pasi ekipi teksan nuk mund të vazhdonte më këtë bashkëpunim. Sipas gazetarëve amerikanë Tim MacMahon dhe Davin McMenamin, Donçiç këtë verë u prezantua pas pushimeve me një peshë rtrupore prej 122 kilogramë ndërsa pesha e tij optimale duhet të jetë 104 kg.

Edhe pse regjimi i munguar prej sportisti nuk ka ndikuar në performancën e lojtarit në fushë, Maverics nuk kanë mundur që të vazhdojnë më këtë bashkëpunim.