RTSH Sport Live

F1, Briatore: Motivimi i Schumacher dhe Alonso ishte i njëjtë

  • 24/02/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Briatore: Motivimi i Schumacher dhe Alonso ishte i njëjtë
Ish-drejtori ekzekutiv i ekipit Benetton tregon pikat e kontaktit midis Michael Schumacher dhe Fernando Alonso

“Schumacher dhe Alonso kishin të njëjtin motivim. Kaiser bëri që të gjithë të shkonin në palestër. Ai gjithmonë stërvitej, dhe në fakt kur mbaronte garën nuk djersinte. Për Fernando Alonso është e njëjta gjë. Para së gjithash ata kishin të njëjtin talent për sa i përket drejtimit: talenti është ai që lejon pilotin të shkëputet nga mesatarja, të jetë një super yll. Pastaj, simulimet e garës: Fernando dhe Michael përsërisnin të njëjtën kohë, ishte mbresëlënëse”. Kjo është mënyra se si Flavio Briatore flet për të përbashkëtat midis dy kampionëve si Michael Schumacher dhe Fernando Alonso, i cili kohët e fundit është rikuperuar nga një aksidenti me biçikletë.

Briatore menjëherë besoi në potencialin e legjendës gjermane: “Më ka pëlqyer gjithmonë - e pranon ai në një bisedë me Peter Ëindsor - dhe e kam pasur gjithmonë si mentalitet, për të gjetur talente të rinj. Në atë kohë, ishin tre për të zgjedhur: Schumacher, Frentzen dhe Ëendlinger. Të gjithë po bënin presion për Frentzen, i cili dukej më premtues, por unë vendosa për Schumacher, i cili ishte i bujshëm dhe shumë i shpejtë që nga fillimi. Ekipi ishte jashtëzakonisht i ngazëllyer që kishte dy pilotë, si Schumi dhe Nelson Piquet”,