RTSH Sport Live

F1, Hamilton: Kam më shumë impenjime se pilotët e tjerë

  • 14/04/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Hamilton: Kam më shumë impenjime se pilotët e tjerë
Leëis Hamilton foli në një intervistë për Sky Sport për evolucionin e rolit të tij në botën e Formula 1

"Nuk është e lehtë të ndjek të gjitha interesat e mia. Njerëzit përpiqen ta bëjnë atë të duket e thjeshtë, por për mua nuk është aspak e lehtë. Unë kam një ekip të shkëlqyer që më ndjek dhe mendoj se kam më shumë angazhime se çdo pilot tjetër”.

Leëis Hamilton foli në një intervistë për Sky Sport për evolucionin e rolit të tij në botën e Formula 1, ku për momentin ai është eksponenti më i madh, si dhe për rezultatet në pistë edhe për angazhimin e tij në betejat sociale. "Gjetja e ekuilibrit të duhur është gjëja më e vështirë, sepse nuk është kurrë mirë kur njerëzit thonë: garuat keq, sepse u shpërqendruat nga të gjitha ato gjëra të tjera"- tha Britaniku. - Është një mënyrë shumë e thjeshtë që bëjnë të tjerët për të të sulmuar, por në karrierën time kam kapërcyer disa situata të tilla”.

“Për shembull kur isha në Nju Jork në një shfaqje mode, atëherë menjëherë fluturova drejt cirkuitit. Edhe Niki Lauda më tha: 'Nuk mund të bësh kështu’, por pastaj unë bëra një paraqitje të mirë dhe të gjithë thanë: "Ah, atëherë mund ta bësh!". Kjo është çështja: duhet të dilni nga skemat. Unë nuk mund ta bëja të gjitha ato gjëra nëse nuk do të isha pilot garash. Më takon mua të përcaktoj kufijtë, se sa larg mund të shkoj".

"E di që nuk mund të shkoj në festa deri natën vonë, nuk jam I çmendur. Pak nga pak u bëra më i fortë, kur kisha hapësirë ​​fillova të bëja gjëra më interesante. Por kur filloi të bëheshin shumë, i delegoja te ekipi im. Kjo ishte strategjia ime". Kampioni i Mercedes gjithashtu foli për angazhimin e tij në fushën sociale: "Me fondacionin tim unë dua të shoh një ndryshim të vërtetë. Përvoja ime duke punuar në Formula 1 thotë se shumë organizata, shpesh për qëllime fitimi, japin një ton duke thënë: Edhe ne riciklojmë, edhe ne jemi të qëndrueshëm”.

"Por në fund të fundit, a u intereson vërtet atyre? Sidoqoftë tani njerëzit flasin për këto çështje, siç janë përfshirja dhe diversiteti, kështu që ato po bëhen gjithnjë e më shumë prioritare. Papritmas të gjitha markat dhe kompanitë kanë filluan të tregojnë se ka më shumë diversitet në prezantimin e markave dhe dëshmive. Tani të gjithë e bëjnë atë, është kaq e dukshme! Dhe pse nuk e keni bërë më parë? Në Formula 1 ka mijëra njerëz dhe disa ende nuk e besojnë atë diversitet”.

“Edhe ish-udhëheqësit e Formula 1 nuk e besuan atë dhe kjo kaskadë u ndje edhe në nivelet më të ulëta. Por për fat të mirë tani ka njerëz me një mentalitet tjetër. Do të qëndrojë në botën e jashtme më shumë dhe mund të jetë një mjet për një mesazh pozitiv, shumë më tepër sesa ka qenë në të kaluarën".