RTSH Sport Live

F1, Hamilton kundër të gjithëve

  • 01/04/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Hamilton kundër të gjithëve
Fitorja në Bahrein, i bindi të gjithë për aftësitë e pilotit britanik

Lewis Hamilton mendon se fitorja e tij në Bahrain 2021 me makinën e dytë më të mirë të garës ishte një shans për të bindur të gjithë se gabojnë në lidhje me faktin, se fitoret e tij në Formula 1, kryesisht vijnë prej makinës. Hamilton ka fituar 74 gara që nga fillimi i 2014 dhe ekipi i tij Mercedes 103, gjë që ka çuar në konluzionin e disa vëzhguesve se një nivel i tillë i suksesit është arritur vetëm në sajë të avantazheve të makinës së skuadrës Mercedes.

Teori të tilla injorojnë 22 fitoret që Hamilton shënoi për McLaren para se të bashkohej me ekipin e tij aktual, si dhe ngjarjet ku Mercedes nuk ka pasur makinën më të mirë dhe Hamilton ka mundur makina më të shpejta, si në Çmimin e Madh të Italisë, në 2018 kundër Ferrarit.

Ngjarja e fundjavës së kaluar në Bahrein demonstruan se Red Bull e ka nisur botërorin e 2021 me makinën më të shpejtë në të dy kualifikimet si dhe në garë, por Hamilton e la prapa Max Verstappen pasi ekzekutoi me sukses zgjedhjet e strategjisë agresive të Mercedesit.

Kur u pyet nëse performanca e tij fituese e garës do të provonte që kritikët e tij ishin të gabuar, Hamilton tha: "Unë mendoj se gara e së Dielës së kaluar ishte padyshim një bekim. Gjithmonë ka një shans, mundësi për të provuar që njerëzit gabojnë dhe më pëlqen të mendoj se ky rast ishte padyshim një prej tyre.

Unë mendoj se ka pasur disa edhe në të kaluarën, e shpresoj të kem mundësi edhe në të ardhmen të jem në gjendje të tregoj atë që bëra në Bahrein".