RTSH Sport Live

F1, Vettel: Gati për të ndihmuar Mick Schumacher

  • 16/01/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Vettel: Gati për të ndihmuar Mick Schumacher
"Është për të ardhur keq që Michael nuk ka qenë në gjendje të asistojë në progresin e Mick në vitet e fundit dhe kalimin e tij tani në Formula 1”

 “I lumtur të ndihmojë” të riun Mick Schumacher, në debutimin e tij në Formula 1, ashtu si babai legjendar i Mick, Michael, bëri me të. Sebastian Vettel e tha këtë, duke shpjeguar se Mick me siguri do të jetë në gjendje të llogarisë këshillën e tij, por ai gjithashtu do të duhet të "gjejë rrugën e tij".

Mick Schumacher do të bëjë debutimin  në F1 me Haas dhe me pritje të mëdha prej tij, jo vetëm sepse është djali i shtatë herë kampionit të botës, por edhe për shkak të sukseseve të tij në karrierë, përfshirë titullin e tij të fundit në Formula 2. “Unë jam akoma një tifoz i Michael dhe jam i lumtur të ndihmoj atje ku mundem”, tha Vettel për Sky Sports Uk.

“Mick është një djalë i jashtëzakonshëm dhe padyshim që unë kam një lidhje shumë të veçantë me babanë e tij”, tha piloti gjerman i cili, pasi u largua nga Ferrari, do të garojë me Aston Martin F1 Team në 2021. "Është për të ardhur keq që Michael nuk ka qenë në gjendje të asistojë në progresin e Mick në vitet e fundit dhe kalimin e tij tani në Formula 1, - përfundoi Vettel - Nga ana ime, më pëlqen shumë, ne shkojmë mirë dhe do të jem i lumtur që do të mund t'i tregoj gjithçka çfarë di unë ”.