RTSH Sport Live

F1, Vettel: Nuk dua postin e Hamiltonit. Aston Martin ka uri

  • 16/03/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Vettel: Nuk dua postin e Hamiltonit. Aston Martin ka uri
Piloti gjerman foli pas provave në Bahrein për aventurën e tij të re me Aston Martin

"Për mua, lëvizja e fundit  ishte e rëndësishme. U prita shumë mirë tek Aston Martin. Ferrari është një përvojë unike, në të cilën unë kisha nderin të takoja njerëz të pabesueshëm dhe  gjithmonë do t'i mbaj në zemrën time. E fundit nuk shkoi mirë, unë nuk jam i kënaqur me performancën time në vitin 2020, por në përgjithësi nuk jam penduar ".

Këto janë fjalët e Sebastian Vettel në një intervistë për "Auto Hebdo". Piloti gjerman do të garojë në Formula 1 me Aston Martin në 2021 pas aventurës së gjatë me Ferrari. "Në vitin 2020 synimi ishte vendi i tretë në renditjen e konstruktorëve dhe nuk mendoj se ka ndryshuar për këtë sezon - shtoi ai -. Por ekipi është i etur për fitore në atë që është sezoni i parë në të cilin mund të garoni në mënyrë të barabartë, kushtet janë të barabarta”.

Vettel dëshironte të saktësonte se për momentin nuk mendon për një lëvizje drejt Mercedes, nëse do të largohet Leëis Hamilton: "Unë nuk e di se cilat janë planet e Hamiltonit, di që ai firmosi për vetëm një vit, por unë gjithashtu e di se shtëpia ime është Aston Martin ku ka shumë punë për të bërë. Mendimi për të zënë vendin e Hamiltonit nuk më prek”.