RTSH Sport Live

F1, Wolff: Hamilton sensacional, atmosferë special tek Mercedes

  • 03/05/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Wolff: Hamilton sensacional, atmosferë special tek Mercedes
Toto Ëolff nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të uruar Leëis Hamilton, fituesin e Grand Prix të Portugalisë

"Hamilton ishte sensacional, dukej qartë se ishte në kontroll të plotë të garës nga fillimi në fund, edhe në radio ishte e qartë se sa fort po shtynte përpara”. Toto Wolff nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të uruar Lewis Hamilton, fituesin e Grand Prix të Portugalisë. Drejtori i ekipit Mercedes vlerësoi pilotin e tij, me meritë i pari në raundin e tretë të sezonit të Formula 1.

Disa probleme më shumë për Bottas, i cili nga i pari në nisje, përfundoi në vendin e tretë: "Problemi me një sensor e privoi atë nga mundësia për të sulmuar Verstappen në finale me të njëjtat goma të forta. Unë mendoj se prova e Bottas këtë fundjavë meriton më shumë konsideratë".

Mercedes është gjithashtu në krye të renditjes së konstruktorëve këtë vit, dhe me dy pilotët në podium. Edhe mes dy pilotëve është e qartë se ekziston një marëdhënie shumë e mirë. "Atmosfera në ekip është e veçantë. Në fillim të sezonit ne u kthyem duke përjetuar ndjesi që nuk i kishim ndjerë që nga viti 2013 - tha Wolff -. Entuziazmi nuk mungon, por ne e dimë se do të jetë një betejë e gjatë dhe ne duhet të përballemi me garët njëra pas tjetrës”.