Mançester Junajtid kualifikohet në finalen e FA Cup, ku e pret Siti i Guardiolës, pas një ndeshjeje të thjeshtë vetëm në letër.
Skuadra e Koventrit ia ktheu në një “ferr” të vërtetë pasditen “Djajve” të Ten Hag duke u anuluar avantazhin e tre golave. Ekipi i Junajtid shënoi me MekTominej, Meguajër dhe Fernandes ndërsa formacioni i Championship u përgjigj me Sims, O’Hare dhe Rajt.
Përpara se të vendosej se cila prej skuadrave do të kalonte për më tej, Koventri “festoi” edhe golin e katërt, por VAR e anuloi (121’) për pozicion jashtë loje.
Nga pika e bardhë lojtarët e Junajtid u treguan më të qartë duke mposhtur Konventrin 4-2.