RTSH Sport Live

FA Cup, triumfon Manchester City

  • 03/06/2023
  • |
  • Angli
FA Cup, triumfon Manchester City
Dopieta e Gundogan thyen United: pasi fitoi Premier dhe pret finalen e Champions League, skuadra e Guardiolës ngre trofeun në Wembley

Pas triumfit në Premier League, Manchester City bën të sajën dhe FA Cup dhe tani synon Champions League për një ‘tripletë’ sensacionale. Pikërisht shtatë ditë para finales së shumëpritur kundër Interit në Stamboll, skuadra e Pep Guardiolës ngriti trofeun në Ëembley duke u imponuar në derbin e kupës kundër Manchester United të Ten Hag, i mposhtur nga një dopietë nga Gundogan që prishi barazimin momental, nënshkruar me penallti nga kapiteni tjetër, Bruno Fernandes.

Vetëm 13 minuta lojë dhe City kalon në avantazh: rinisja nga portieri Ortega (Ederson në pankinë) spond i Haaland, prekje nga De Bruyne dhe goditje e saktë nga Gündogan që e lë De Gean të habitur duke nënshkruar golin më të shpejtë në një finale të FA Cup. United shtanget dhe skuadra e Guardiolës vazhdon të shtyjë furishëm. Por me kalimin e minutave, pas rasteve të shumta të City-t, ‘Djajtë e Kuq’ rikthehen në lojë dhe Grealish ua bën më të lehtë kur preku topin me dorë në zonën e tij në përpjekje për të neutralizuar Ëan-Bissaka: arbitri e la të vazhdonte, por më pas u kthye me VAR. Rishikon aksionin dhe jep penalltinë, e shndërruar në gol nga Bruno Fernandes (33'). Ndërkohë që United feston barazimin, një objekt bie nga tribuna dhe godet Lindelof, fatmirësisht pa pasoja, aq sa ndeshja rifillon dhe shkon në pushim me rezultatin 1-1.

Fillimi i pjesës së dytë është thuajse një fotokopje e pjesës së parë, me Cityn që arriti të shënojë edhe njëherë me Gundogan në minutën e 51-të duke befasuar edhe njëherë De Gean. 'Djajtë e Kuq' janë ende në lojë dhe shkojnë një hap larg barazimit me Garnacho (i aktivizuar në vend të Eriksen).

Traversa e prekur nga McTominay në shtesë(92') është emocioni i fundit i ndeshjes, me City-n i cili ruan epërsinë derisa arbitri sinjalizon fundin dhe kështu ngriti në qiell Kupën e shtatë FA në Ëembley, me synimin tani për të mposhtur Interin në finalen e Champions League për të fituar një 'Tripletë' që në Angli e arriti vetëm United në vitin 1999. Alex Ferguson ishte në stol në atë kohë dhe David Beckham ishte në fushë, të dy të pranishëm sot në tribunat e stadiumit të Londrës dhe 'të detyruar ’ për të dëshmuar triumfin e rivalëve, të cilët tashmë ‘kërcënojnë’ rekordin e tyre.