RTSH Sport Live

Fagu kërkon fitoren e parë ndaj Erzenit: 3 pikët afrojnë “Final 4”

  • 18/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Fagu kërkon fitoren e parë ndaj Erzenit: 3 pikët afrojnë “Final 4”

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Erzenit në kampionat. Tekniku i bardhebluve vlerëson kundërshtarin, por thekson se një fitore përballë shijakasve do të avantazhonte Tiranën për një vend në “Final 4”.

“Luajmë përballë Erzenit, mund të them që është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit për ne këto momente, pasi 3 pikët do na mbajnë në garë për “Final Four”. Gjendja është optimale. Rikthehet Latifi, që dje ka nisur stërvitjen e reduktuar me grupin.

Mbase nesër do të jetë fitorja e parë me Erzenin, shpresoj shumë. Fitorja e radhës të jep një avantazh më shumë për të qenë në “Final 4”, një fitore me Erzenin është 50% e punës për të kapur atë. Në këto moment na interesojnë vetëm 3 pikët, të vuajtura apo jo. S’kemi kohë për të luajtur bukur”, ka thënë mes të tjerash Fagu.