RTSH Sport Live

Ferrari, Marko: Leclerc mund të çlirohet me një klauzolë

  • 24/04/2023
  • |
  • Formula 1
Ferrari, Marko: Leclerc mund të çlirohet me një klauzolë
Monegasku mund të largohet nga Maranello për shkak të një pike në kontratë: fjalët e konsulentit të Red Bull

Charles Leclerc po has vështirësi serioze në këto gara të para të sezonit të ri të F1. Ferrari, në fakt, nuk po shfaqet absolutisht konkurrues, në krahasim me Red Bull, dhe për shkak të problemeve të SF-23, u shtua edhe gabimi i Monegaskut në Australi, i cili çoi në një tjetër zero të rëndësishme. Në fakt, Leclerc grumbulloi vetëm 6 pikë në tre gara, një “plaçkë” dukshëm e varfër. Situata që nxisin edhe thashethemet në treg dhe ka nga ata që nuk e kanë problem “të kthejnë gishtin në plagë”; si Helmut Marko, i cili trembi gjithë botën e Ferrarit në një intervistë për Sport Bild, vetëm pak ditë para se të rikthehet aksioni me GP të Azerbajxhanit.

"Sainz po bën një punë të mirë, nuk ka kuptim që Ferrari ta heqë qafe. Por për Leclerc situata është ndryshe: zakonisht, vendoset një prag minimal pikësh që piloti duhet të mbledhë. Nëse ky prag nuk arrihet, piloti dhe ekipi janë të lirë të ndërpresin kontratën”, shpjegoi konsulenti i Red Bull. Në mbështetje të vlefshmërisë së këtij lloji të klauzolës, Marko shtoi më pas: “Është e njëjta klauzolë që e lejoi Sebastian Vettel të çlirohej dhe të bashkohej me Ferrarin në 2015”.