RTSH Sport Live

Ferrari-McLaren, sfida për vendin e tretë

  • 29/09/2021
  • |
  • Formula 1
Ferrari-McLaren, sfida për vendin e tretë
Çmimi i Madh i Turqisë, garë vendimtare për të dy skuadrat

Me Çmimin e Madh të Rusisë, mbyllet edhe bilanci i Ferrarit për muajin shtator, që është disi zhgënjyes. Kur bëhet fjalë për konkurrencën me McLaren për vendin e tretë në botërorin e ndërtuesve. Pas garave në Zandvoort, Monza e Sochi, skuadra britanike e ka rritur diferencën në klasifikim me skuadrën italiane, duke marrë 65 pikë kundrejt 51 të Ferrarit. Ndaj në Maranello të gjithë janë duke u bërë gati për garën e ardhshme të botërorit të Formula 1, Çmimin e madh të turqisë, i programuar për t’u zhvilluar në fundjavën e dytë të tetorit në Stamboll.

Aty ku Ferrari e ka traditë fitoren, por kjo i përket një kohe të hershme. Në vigjilje të Çmimit të Madh të Turqisë, McLaren ka 234 pikë kundrejt 216, 5 të Ferrarit. Një diferencë prej 17,5 pikësh, jo shumë në fakt por që duhet të rikuperohen vetëm në sajë të përmirësimit drastik të rendimentit të gomave, që vazhdon të jetë thembra e Akilit për SF21. Por duket se kjo gjë do të jetë tepër e vështirë për t’u realizuar për Ferrarin, për shkak të rregullores që i ndalon edhe këtë sezon çdo ndërhyrje në makinë.