RTSH Sport Live

Ferrari pranon diferencën me Red Bullin

  • 10/05/2022
  • |
  • Formula 1
Ferrari pranon diferencën me Red Bullin
Binoto: “Në Barcelonë edhe ne do të sjellim një paketë të re ndryshimesh”

Ferrari kryeson renditjen e pilotëve dhe ndërtuesve, por Red Bull duket se është pikë referimi duke gjykuar nga dominimi i Verstappen në dy garat e fundit. F1-75 dhe RB18 duken të barabarta, por evolucionet e prezantuara nga fabrika e Milton Keynes kanë prishur ekuilibrin midis tyre dhe kanë rihapur luftën për titullin kur Leclerc dukej i pakapshëm në fillim. Piloti nga Monako ka një avantazh prej 19 pikësh ndaj kampionit të botës në fuqi, por kjo nuk është një diferencë e konsiderueshme, pasi ka një statistikë të dhimbshme: Max ka fituar të gjitha garat që ka arritur t’i përfundojë në 2022.

Edhe Sainz është ngjitur në podium sa herë që ka parë flamurin me kuadrate. Në këtë garë evolucionesh, është befasuese ajo që ka bërë Ferrari, kur mezi e ndryshoi makinën që prezantoi në Maranello pothuajse tre muaj më parë, ndërsa tani Red Bull është rikthyer pasi ka riparë tërësisht zona të ndryshme të makinës. Dhe kjo u pa në Miami, ku makina Red Bull ishte dukshëm më e shpejtë se Ferrari. Binotto, shefi i skuadrës italiane, është i befasuar nga fuqia e Red Bull, e arritur në një regjim të kufizuar shpenzimesh. "Ne nuk kemi para për të sjellë përmirësime në çdo garë.

Është kaq e thjeshtë. Nuk ka të bëjë me besueshmërinë, ka të bëjë me tavanin e shpenzimeve. Ne do të sjellim përmirësime kur të jetë koha e duhur dhe me shpenzimet e duhura," - thotë inxhinieri zviceran, i shqetësuar për të bërë gjithëka siç duhet. "Duhej të prisnim të paktën pesë gara për të vlerësuar konkurrencën e makinave dhe tani ne udhëheqim në të dy kampionatet. Është e vërtetë që Red Bull është përmirësuar që nga fillimi i sezonit.

Janë dy te dhjetat më të shpejtë se ne. Ka nje tavan shpenzimesh dhe në një moment Red Bull do të ndalojë së bëri pjesë të reja. Në garat e ardhshme do te bejme permiresime. Nuk është çudi që ne të kemi një paketë të re në Barcelonë që do të jetë e rëndësishme. Shpresoj që të funksionojë siç pritet dhe në atë rast mund të jetë një shtesë për t'u afruar me rivalët tanë" – ka thënë Binotto.