RTSH Sport Live

Ferrari, Sainz: Bëmë gjithçka në mënyrë perfekte

  • 17/09/2023
  • |
  • Formula 1
Ferrari, Sainz: Bëmë gjithçka në mënyrë perfekte
Spanjolli pas triumfit në cirkuitin e Marina Bay: “Përpjekje e madhe për t'u rikthyer te fitorja pas një fillimi të vështirë”

Carlos Sainz shijon triumfin në GP të Singaporit, i pari i Ferrarit në këtë sezon dhe i dyti për spanjollin që kur mbërriti në skuderinë e kuqe: "Është një ndjenjë e pabesueshme - fjalët e tij në fund të garës -. Falenderoj Ferrarin sepse u bë një përpjekje e madhe për t'u kthyer në rrugën e fitoreve pas një fillimi të vështirë, ne bëmë gjithçka në mënyrë perfekte”.

"Duhej të përpiqeshim të menaxhonim degradimin e gomave - vazhdoi ai -. Gjithçka funksionoi sa më mirë dhe ia dolëm deri në fund. Mendova të vazhdoja, ia dolëm dhe e sollëm makinën në vijën e finishit, jam mbi hënë”.

Leclerc: Dëshiroja një rezultat më të mirë, por ajo që ka rëndësi është se Carlos fitoi

Piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, i jep kredi shokut të tij të skuadrës: "A jam sakrifikuar? Ishte absolutisht normale që gjërat të shkonin kështu, ne e kishim diskutuar edhe para garës. Bëmë shumë mirë sepse Carlos është në krye të podium dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Doja një rezultat më të mirë sepse ritmi ishte aty, por më pas thjesht u përpoqa ta çoja makinën në vijën e finishit. Kur George dhe Leëis më kaluan, kuptova që gara ime kishte përfunduar".

"Fat i keq në pistë? Definitivisht nuk ishte situata ideale, sepse unë isha pas Carlos, por varej edhe nga unë që duhej të bëja një xhiro më të mirë në kualifikuese. Më duhej ta mbroja Carlos, e bëmë shkëlqyeshëm. Si ekip ne ia dolëm shumë mirë dhe kjo është pozitive. Performanca në përgjithësi ishte pozitive, bukur të shoh këtë lloj performance”.