RTSH Sport Live

Ferrari, Sainz: Një ditë tjetër e mirë për mua, por…

  • 30/04/2021
  • |
  • Formula 1
Ferrari, Sainz: Një ditë tjetër e mirë për mua, por…
Vetëm Mercedes dhe Red Bull "lënë në hije" njëvendëshen e spanjollit: misioni,  rradha e dytë për kualifikimin në Portimao

Një e premte inkurajuese për Ferrari, me të dy drejtuesit e saj të vendosur në dhjetëshen e parë dhe SF21 e Maranello, menjëherë pas Red Bull dhe Mercedes: koha e katërt në mëngjes për Charles Leclerc, "përsëritur" pasdite nga Carlos Sainz. Deklaratat e të dyve tregojnë optimizëm në funksion të së shtunës, e cila përfshin orën e fundit të praktikës së lirë dhe më pas kualifikimin. Piloti i Ferrarit, megjithatë lëshon…  alarmin.

CARLOS SAINZ: "Ishte një ditë pozitive për mua, sot ndoshta kemi pasur kontrollin më të mirë të sezonit. Është pista e tretë e ndryshme me kushte gjithmonë të ndryshme. Në Bahrein kishte disa kushte, në Imola të tjera dhe këtu akoma të ndryshme. Është një tjetër ditë e bukur për mua, gomat sillen ndryshe, por kemi kohë të ngjashme dhe kjo është mirë. Duhet të kuptojmë marrëdhënien gomë-makinë, si ta ngrohim atë dhe këto janë aspektet kryesore për të punuar në funksion të kualifikimit”.

CHARLES LECLERC: "Sot simulimi i kualifikueseve ishte pozitiv, edhe ne shkuam mire.  Jo shumë mirë të them të vërtetën nga ana ime, ishte pika e dobët dhe unë duhet të punoj për nesër. Carlos bëri mirë edhe pse dhe kështu kemi rezultate të mira në nivel skuadre. Këtë fundjavë është e vështirë të thuash kush janë rivalët, Alpine për shembull ishin të shpejtë sot. Shumë do të varet nga kush bën më pak gabime”.