RTSH Sport Live

Festa e titullit/ Milanistët shesin biletat, zikaltrit do të kenë 10.000 mijë tifozë

  • 22/04/2024
  • |
  • Itali
Festa e titullit/ Milanistët shesin biletat, zikaltrit do të kenë 10.000 mijë tifozë

Një gjë është e sigurt, “San Siro” do të jetë “sold out” edhe pse në Milano gjatë të gjithë ditës kanë rënë reshje të dendura shiu. Ndërsa organizatorët do të bëjnë kujdes pasi janë lajmëruar se shumë tifozë të Milanit u kanë bërë një nder kushurinjve zikaltër duke u shitur biletat.

Mësohet se do të jenë plot dhjetë mijë tifozë të Interit sot në stadium. Biletat e derbit të sotëm kanë dalë në shitje që prej datës 5 mars dhe në atë kohë nuk ishte kaq konkrete hipoteza e festës titull.

Sot mbrëma nëse skuadra e Inzagit merr tri pikët atëherë automatikisht është kampione e Italisë për herë të 20-të në historinë e shoqërisë së rrugës “Turati”.

Edhe sa i përket koreografisë tifozët e Interit do t’i kenë duart “e lidhura” pasi nuk mund të bëjnë dot diçka të madhe pasi zyrtarisht do të jenë të akomoduar vetëm në rrethin e tretë, në sektorin e gjelbërt.