RTSH Sport Live

Fia Motorsports Games, Shqipëria me pretendime

  • 25/10/2022
  • |
  • MotoSport
Fia Motorsports Games, Shqipëria me pretendime
Katër pilotë do të përfaqësojnë vendin tonë në Marsejë nga 26-30 tetor

FIA Motorsports Games mbërrin në edicionin e tij të dytë, ndërsa nga 26-30 tetor do të zhvillohet në Marsejë të Francës. Një eveniment në të cilin do të përfaqësohet Shqipëria dhe që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Eridon Lameborshi, sekretari i përgjithshëm i Auto Club-Albania, rrëfen për RTSH Sport pretendimet e pilotëve të Shqipërisë.

Pilotët tanë – thotë Lameborshi – do të konkurrojnë me kundërshtarë dhe vende që e kanë traditë prej vitesh Motorsportin. Megjithatë kanë patur dhe seanca trajnimi në mënyrë që në këto lojëra të paraqiten sa më denjësisht”.

A ka potencial Shqipëria që një eveniment të tilla të organizojë dhe vetë në tokën e shqiponjave?

Është herë të diskutojmë nëse e kemi potencialin për organizimin e një evenimenti të tillë në Shqipëri, apo jo. Ndoshta i mbetes së ardhmes”, përgjigjet Lameborshi.

Gjithmonë është diskutuar ndërtimi i një pistë të Formula 1 në Shqipëri. Në çfarë pike është ndërtimi i kësaj piste? Lameborshi jep këtë përgjigje:

Jemi në mbështetje të plotë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, kjo që nga faza e projektimit, por dhe të konsultimit për ndërtimin e asaj piste. Në mbështetje të plotë të filozofisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për krijimin e një piste të Formula 1 në vendin tonë”.