RTSH Sport Live

Fiorentina-Inter, Dzeko konteston zëvendësimin: përplasje me Inzaghin

  • 25/05/2023
  • |
  • Itali
Fiorentina-Inter, Dzeko konteston zëvendësimin: përplasje me Inzaghin
Ballë për ballë në stol mes trajnerit dhe qendërsulmuesit, gjatë finales së Kupës së Italisë

Ballë për ballë mes Simone Inzaghi dhe Edin Dzeko gjatë finales së Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit. Në minutën e 58-të, me zikaltërit në avantazh 2-1 (falë dy golave ​​të Lautaro Martinez, i cili përmbysi epërsinë fillestare të violëve, gol i Gonzalez), trajneri i zikaltër thirri ish-qendërsulmuesin e Romës të rikthehej në pankinë, duke e zëvendësuar me Lukakun.

Dzeko nuk e priti mirë zëvendësimin dhe u ankua te trajneri. Një diskutim shumë i nxehtë pasoi, me Inzaghin që tundi krahët për të thirrur qendërsulmuesin dhe për t'i shpjeguar zgjedhjen. Dzeko, gjatë pjesës së parë dhe në rezultatin 1-0 në favor të Fiorentinës, kishte humbur një rast të mirë, përballë Terraccianos.