RTSH Sport Live

Firma me Red Bull zemëroi tifozët, Klop në podcastin e Toni Kros: Çfarë duhet të bëja që të mos mërzitej kush?

  • 30/10/2024
  • |
  • Futboll Bota
Firma me Red Bull zemëroi tifozët, Klop në podcastin e Toni Kros: Çfarë duhet të bëja që të mos mërzitej kush?

Jurgen Klop ka folur për herë të parë pas firmës me Red Bull ku prej 1 janarit do të jetë drejtori sportiv i të gjitha skuadrave të futbollit të zotëruara nga kompania austriake.

Trajneri gjerman u kritikua nga tifozët e Manzit pasi firma me një klub pa traditë në futboll nuk i shkonte një karakteri si ai. Për të dhënë një përgjigje për këtë temë, Klop ka zgjedhur pikërisht podkastin e Toni dhe Feliks Kros, “Einfach mal Luppen”.

“Nuk doja që të shkelja asnjë në kallo. Unë i adhuroj të gjithë ish-skuadrat e mia. Nuk e di se çfarë duhet të kisha bërë ndryshe për të mundësuar që të gjithë të jenë të lumtur”, tha Klop.