RTSH Sport Live

Fitore mbijetese e Udinezes në fushën e Leçes, Ramadani luan 90 minuta

  • 13/05/2024
  • |
  • Itali
Fitore mbijetese e Udinezes në fushën e Leçes, Ramadani luan 90 minuta
Lucca dhe Samardzic nënshkruajnë suksesin e skuadrës së Cannavaros, tani është +1 nga vendi i tretë nga fundi

Ndeshja e javës së 36-të e Serisë A e bën Udinese-n të buzëqeshë, pasi duket se ka filluar të përfitojë nga trajtimi i Cannavaro-s dhe është larguar (pas disa raundeve) nga tre të fundit në renditje. Në fakt, friulianët fituan në Via del Mare duke mposhtur 2-0 një Lecce, që noton në ujra të qeta.

Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani është aktivizuar për 90 minuta në këtë sfidë. Lucca zhbllokoi sfidën në minutën e 36-të, Samardzic mbylli llogaritë në minutën e 84-të. Një sukses që e çon Udinesen në 33 pikë, +1 nga zona e rënies.