RTSH Sport Live

Fitore me goleadë, Leverkusen çon në 50 serinë e rezultateve pozitive

  • 12/05/2024
  • |
  • Gjermani
Fitore me goleadë, Leverkusen çon në 50 serinë e rezultateve pozitive

Pesëdhjetë ndeshje pa humbje, 27 fitore dhe 6 barazime në 33 ndeshje të Bundesligës. Bayer Leverkusen është një hap larg përfundimit të sezonit perfekt: skuadra e Xabi Alonso nuk i lë asnjë shans as Bochum-it, i dërrmuar në shtëpi me rezultatin 0-5.

Një ndeshje e vendosur në pjesën e parë, kur Passlack la skuadrën vendase me 10 lojtarë dhe Boniface e shfrytëzoi menjëherë, në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Adli, Stanisic dhe Grimaldo.

Në ndeshjet e tjera të ditës në Bundesligë, Bayerni i Mynihut mundi 2-0 Wolfsburgun, ndërsa Hoffemhaim fitoi me resultatin tenistik 6-0 në shtëpinë e Darmstadit.