RTSH Sport Live

Flaka olimpike nis rrugëtimin drejt Francës

  • 28/04/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Flaka olimpike nis rrugëtimin drejt Francës
Spektakël në qiellin e Marsejës, 800 dronë krijojnë pishtarin

Flaka olimpike ka nisur rrugëtimin e saj drejt Francës. E nisur nga Greqia, sipas traditës, ajo do të mbërrijë në Marsejë në 8 maj. Më pas do të nisë stafeta e pishtarit olimpik nëpër qytetet e Francës deri në ditën e nisjes së Olimpiadës në 26 korrik.

Flaka olimpike nisi udhëtimin e saj për në Francë në bordin e anijes Belem, e shekullit të 19-të. Ajo u nis nga porti i Pireut dhe do të mbërrijë në Marsejë, në 8 maj, aty ku u themelua një koloni greke rreth vitit 600 pes. Toni Estanget, presidenti i komitetit organizativ të kësaj olimpiade, ishte shumë i emocionuar për këtë ngjarje.

“Është një emocion i rrallë për mua. Kam pritur kaq gjatë për të jetuar këtë moment”. Flaka olimpike do të arrijë në Marsejë më 8 maj përpara se të fillojë udhëtimin në qytetet e Francës. E ky qytet ka përgatitur një mbrëmje madhështore me këtë rast.

Qindra njerëz do të përjetojnë spektaklin e që rreth 800 dronë ndriçues do të krijojnë në qiellin e mbrëmjes së 8 majit. Shfaqja ajrore është bazur në temën e flakës olimpike dhe garave detare që do të presë Marseja. Kjo performancë vizuale mahnitëse do të vijë si rezultat i punës së 40 teknikëve!

Stafeta e Pishtarit në Francë, do të përfundojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, e cila do të zhvillohet përgjatë lumit Senë më 26 korrrik.