Flamurtari ka arritur të marrë një fitore 2-1 përballë Kukësit në javën e katërt të Kategorisë së Parë, që e ngjit në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Në “Kukës Arena”, në sfidën që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, vlonjatët shënuan të parët me anë të Oshafit në minutën e 34-ët.
Megjithatë, avantazhi zgjati vetëm pesë minuta pasi verilindorët arritën të barazojnë me anë të Beshirajt nga pika e penalltisë. Fillimi i pjesës së dytë solli edhe njëherë avantazhin e vlonjatëve me anë të Bangaly në minutën e 48-të për rezultatin përfundimtarë 2-1.
Tri pikë të rëndësishme për skuadrën e Flamurtarit, një situatë aspak e mirë për Kukësin që zbret në vendin e parafundit në klasifikim.