RTSH Sport Live

Flamurtari me trajner të ri, është Emiljano Çela

  • 02/06/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari me trajner të ri, është Emiljano Çela
Çela do të zëvendësojë italianin Diego Longo, të larguar me përfundimin e sezonit

Emiljano Çela është trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Vlonjatët, të cilët dështuan në misionin për tu ngjitur në Superiore, nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur menjëherë trajnerin e ri, i cili do të zëvendësojë Diego Longon, i larguar me përfundimin e sezonit.

Çela vjen nga eksperienca me Kastriotin në Superiore. Ka luajtur më parë me skuadrën vlonjate e tani kthehet si trajner. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra vlonjate në faqen zyrtare. Drejtori sportiv, Alfred Ferko ka bërë dhe prezantimin e Çelës.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare :

Emiliano Cela eshte zyrtarisht trajner Flamurtari Football Club .

Pas karrieres si futbollist i Flamurtari Football Club tashme rikthehet si trajner

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi