RTSH Sport Live

Flamurtari mund Apoloninë, sfidon Laçin për Superioren

  • 15/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari mund Apoloninë, sfidon Laçin për Superioren
120 minuta lojë për një 0-0, vlonjatët triumfojnë pas gjuajtjeve të penalltive

Flamurtari ka fituar të drejtën për të sfiduar Laçin në play-out, për të siguruar një vend në Superiore, pasi ka mposhtur në finalen e play-off-it, Apoloninë pas gjuajtjeve të penalltive.  

120 minuta lojë në “Elbasan Arena”, për një 0-0, me vlonjatët që luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 76-të: Frashëri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Fierakët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në shtesë me anë të Omerit, por që u konsiderua i parregullt për një faull në sulm. Më pas gjithçka iu drejtua gjuajtjeve nga pika e bardhë dhe vlonjatët u treguan më të saktë, duke triumfuar me rezultatin 4-3 dhe duke fituar të drejtën për të sfiduar Laçin në play out.

Një ndeshje që do të vendosë se cila skuadër do të luajë në Superiore në sezonin e ardhshëm.