RTSH Sport Live

Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos me Pedro Auguston

  • 31/01/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos me Pedro Auguston
Ish-sulmuesi i Egnatias i bashkohet klubit vlonjat, braziliani i nëntë në skuadër

Rikthimi në Superiore është një objektiv konkret për skuadrën e Flamurtarit. Për të arritur diçka të tillë, drejutesit e klubit vlonjat nuk duan ti lënë asgjë rastësisë, dhe në këtë merkato janari kanë afruar shumë lojtarë me peshë. I fundit mban emrin e Pedro Augusto-s, një lojtar që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e kaluar ka qënë pjesë e Egnatias.

Në 26 ndeshje me fanellën e rrogozhinasve, Pedro Augusto shënoi 10 gola, realizimet e brazilinit ndihmuan Egnatian për të arritur qëndrimin në Superiore. Flamurtari nuk fiton prej tri ndeshjesh radhazi, dhe misioni i sulmuesit  është të ndihmojë klubin vlonjat për të arritur në dy vendet e para, por edhe për ti dhënë stabilitet fazës ofensive, që po vuan jo pak në këtë kampionat. Duhet përmendur gjithashtu se afrimi i Pedro Augustos e çon në 9 numrin e lojtarëve me kombësi braziliane te skuadra e Flamurtarit.