RTSH Sport Live

Flamurtari, pas Çelës vjen edhe Zogaj

  • 04/06/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari, pas Çelës vjen edhe Zogaj
Sulmuesi është prezantuar gjatë ditës së sotme me fanellën kuqezi

Flamurtari ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme sulmuesin Silvio Zogaj. Një tjetër përforcim që vjen nga Superiorja, pas nënshkrimit me trajnerin Emiljano Çela. Kujtojmë që si Çela ashtu dhe Zogaj e mbyllën sezonin te skuadra e Kastriotit ku nuk mundën të mbijetonin në nivelin më të lartë të futbollit në Shqipëri.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare :
Silvio Zogaj eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Silvio
Mbiemri: Zogaj
Datëlindja: 25 Korrik 1997
Pozicioni: Sulmues i Majte
Karriera :
2023 - Flamurtari F.C
2021 - 2023 KF Kastrioti ( Shqiperi )
2020 - 2021 KF Teuta ( Shqiperi )
2018 - 2020 KF Vllaznia ( Shqiperi )
2017 - 2018 KF Laci ( Shqiperi )
2016- 2017 KF Luftetari ( Shqiperi )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C