RTSH Sport Live

Flamurtari rikthen ish-sulmuesin

  • 07/01/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari rikthen ish-sulmuesin
Gersi Diamanti është zyrtarisht pjesë e skuadrës vlonjate

Gersi Diamanti është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi sulmuesi 24-vjeçar është rritur te skuadra vlonjate, ku ka luajtur në periudhën 2017 – 2022. Ka luajtur dhe për Egnatian në sezonin 2022-2023 dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Kastriotit. Diamanti është prezantuar me ngjyrat e skuadrës së Flamurtari nga drejtori sportiv, Alfred Ferko.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare :

Gersi Diamanti rikthehet  zyrtarisht si futbollist Flamurtari Football Club .

Emri: Gersi

Mbiemri: Diamanti

Datëlindja: 15 Tetor 1999

Pozicioni: Sulmues

Karriera :

2024- Flamurtari F.C

2023 - 2024 KF Kastrioti  ( Shqiperi )

2022 - 2023 KF Egnatia ( Shqiperi )

2017 - 2022 Flamurtari F.C ( Shqiperi )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C