RTSH Sport Live

Flamurtari, Sinan Idrizi konfirmon largimin e Troisit

  • 21/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari, Sinan Idrizi konfirmon largimin e Troisit
Administratori i klubit: Rrugëtimi ynë ishte deri këtu, janë disa emra për stolin

Dinamo fitoi përballjen e drejtpërdrejtë me Flamurtarin për vendin e dytë në Kategorinë e Parë, duke u marrë pikërisht kuqezinjve pozicionin që e ngjit direkt në Superiore. Një humbje e tillë nuk ëshët pritur mirë nga presidenca kuqezi. Ditën e martë administratori Sinan Idrizi ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Marcelo Troisi. “Bashkëpunimi jonë sportiv do të mbyllet këtu. Që nga dita e sotme Troisi do të mbetet miku ynë, por nuk do të jetë më trajner i ekipit. Mendoj se deri nesër (22 mars) mbrëma do të jemi në gjendje që të emërojmë një teknik të ri”, tha Sinan Idrizi.

Janë të paktën tre emra që po diskutohen mes tyre, por Diego Longo, ish-trajneri i Kukësit është pranë stolit. Italiani është takuar ditën e hënë me Idrizin dhe ndoshta të mërkurën do të vijë dhe zyrtarizimi. Pavarëissht se nuk dëshiron të përmend emra, Sinan Idrizi do të shprehej: “Kemi disa emra për këtë pozicion, por për arsye etike them që të mos përmend asnjë”.