RTSH Sport Live

Flavio Briatore, operacion në zemër

  • 28/03/2024
  • |
  • Të tjera
Flavio Briatore, operacion në zemër
Ish-drejtuesi i Formula 1 është larguar sot nga spitali San Raffaele në Milano

Flavio Briatore ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano ku iu nënshtrua një operacioni në zemër. “Kam pasur një masë tumorale që është hequr me një operacion minimal invaziv, duke përdorur një teknikë endoskopike”, tha vetë ish-drejtuesi i Formula 1 në një video të publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale. "Dhjetë ditë më parë shkova në San Raffaele për të bërë një kontroll rutinë dhe më gjetën një tumor në zemrën time. Ata ndërhynë menjëherë, unë jam këtu t'ju tregoj për këtë, isha dhjetë ditë në San Raffaele, u zhduka nga të gjitha mediat sociale”. Pastaj Briatore bën një apel: "Kontrolli mjekësor është thelbësor!".

“Duhet të falënderoj mjekët në San Raffaele, ata ishin të shkëlqyer, duhet të falënderoj Elisabetta Gregoraci, e cila ishte me mua gjatë gjithë kësaj periudhe dhe djalin tim që erdhi për të më vizituar. I kisha pranë të gjithë miqtë e mi”, tha sërish Briatore.  

“E rendesishme është që ne duhet të kontrollojmë veten dhe të mos e neglizhojmë veten, këtë kontroll e kam bërë dhe para dy vitesh dhe nuk kisha asgjë, ndërsa tani më kanë gjetur këtë gjë, por tani për fat jam këtu dhe nesër fillojmë përsëri”.