RTSH Sport Live

Formula 1, dominim i Vershtapen në Austri

  • 27/06/2021
  • |
  • Formula 1
Formula 1, dominim i Vershtapen në Austri
Një tjetër sukses për holandezin, përpara Hamilton. Garë e mirë për Ferrarin pas një fillimi të dobët

Max Verstappen fiton Grand Prix të Austrisë, raundi i tetë i sezonit të Formula 1. Piloti hollandez koleksionon suksesin e tij të katërt të sezonit, edhe një herë përpara Lewis Hamilton, duke bërë një “arratisje” në renditjen e pilotëve. Vendi i tretë është për Valtteri Bottas, i cili u rikuperua pas penalltisë së marrë. Sergio Perez është i katërti, me Red Bull gjithashtu duke u përforcuar në renditjen e konstruktorëve ndërsa afrohemi në mes të sezonit. Vendi i pestë për McLaren të Lando Norris, i cili paraprin dy Ferrarit e Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, të dy protagonistë të një gare të jashtëzakonshme pas vështirësive të fillimit të fundjavës.

Renditja

1. Max Verstappen (Ned) Red Bull 1h22'18"925 alla media di 223.508 km/h
2. Lewis Hamilton (Gbr) Mercedes +35”743
3. Valtteri Bottas (Fin) Mercedes +46”907
4. Sergio Perez (Mex) Red Bull +47”434
5. Lando Norris (Gbr) McLaren +1 LAP
6. Carlos Sainz (Esp) Ferrari +1 LAP
7. Charles Leclerc (Mon) Ferrari +1 LAP
8. Lance Stroll (Can) Aston Martin +1 LAP
9. Fernando Alonso (Esp) Alpine +1 LAP
10. Yuki Tsunoda (Jpn) Alpha Tauri +1 LAP
11. Kimi Raikkonen (Fin) Alfa Romeo +1 LAP
12. Sebastian Vettel (Ger) Aston Martin +1 LAP
13. Daniel Ricciardo (Aus) McLaren +1 LAP
14. Esteban Ocon (Fra) Alpine +1 LAP
15. Antonio Giovinazzi (Ita) Alfa Romeo +1 LAP
16. Mick Schumacher (Ger) Haas +2 LAPS
17. Nicholas Latifi (Can) Williams +3 LAPS
18 Nikita Mazepin (Rus) Haas +3 LAPS