RTSH Sport Live

Formula 1, Red Bull prezanton veturën e re

  • 03/02/2023
  • |
  • Formula 1
Formula 1, Red Bull prezanton veturën e re

Quhet “RB19” dhe do të drejtohet nga Max Verstappen dhe Checo Pérez. Vetëm pak minuta më parë skuadra më e mirë në Fromula 1 e sezonit të klaur zbuloi veturën e re në Nju Jork.

“Jemi gati që të rifutemi në betejë me dy marka historike si Ferrari dhe Mercedes. Do të na duhet që të ruajmë përqëndrimin nga gara e parë deri tek e fundit. Do të më pëlqente shumë që të fitonim në Majemi, pasi atje do të mbahet për herë të parë një Çmim i Madh”, tha Horner gjatë prezantimit të veturës të re.

("RB19")

Datat e zbulimit të veturave të reja:

Haas “VF-23”: 31.01.2023

Red Bull “RB19”: sot  

Williams: 6.02.2023

Alfa Romeo: 7.02.2023

AlphaTauri: 11.02.2023

Aston Martin: 13.02.2023

McLaren: 13.02.2023

Ferrari: 14.02.2023

Mercedes: 15.02.2023

Alpine: 16.02.2023