RTSH Sport Live

Franca, Deshamp nuk përmbahet: Bëmë një ndeshje të madhe

  • 16/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Franca, Deshamp nuk përmbahet: Bëmë një ndeshje të madhe
Trajneri i përfaqësueses së Francës ka komentuar fitoren 1-0 përballë Gjermanisë

Pas fitores ndaj Gjermanisë, Didier Deschamps është i kënaqur. "Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, kundër një kundërshtari shumë të fortë - shpjegoi trajneri i Francës -. Ne nuk ishim larg nga shënimi i golit të dytë që do të kishte vendosur rezultatin në siguri, por nuk është se vuajtëm shumë në pjesën e dytë".

"U përballëm me një kundërshtar shumë të fortë, por luajtëm me cilësi dhe talent - shtoi ai -. Ekzistonte gjithashtu një penallti që mund të jepej...".

"E dija që lojtarët e mi ishin të gatshëm, por ne ishim të gatshëm në gjithçka, madje edhe në luftë - shpjegoi ai. Në pjesën e parë mund të dilnim pak më mirë: sidomos kur rikuperuam disa topa, mund të kishim siguruar rezultat".

"Kjo ndeshje fare mirë mund të ketë qenë një gjysmëfinale ose një finale - vazhdoi trajneri francez -. Në një grup si yni, marrja e 3 pikëve në Gjermani është diçka e rëndësishme. Mbase nuk do të jetë vendimtare, por të luash kundër Gjermanisë nuk është asnjëherë e lehtë”.

"Ne kemi një grup të fortë, i cili gjithashtu di të vuajë, si dhe të ketë cilësi të shkëlqyera - vazhdoi Deschamps -. Ishte një betejë me Gjermaninë. U vendos nga një autogol, por ne gatie dyfishuam disa herë. Fryma e sakrificës së Griezmann? Me lojtarët e këtij niveli duke bërë përpjekje për të mbrojtur, lojtarët e tjerë prapa janë edhe më të përkushtuar - vazhdoi ai. - ashtë një kënaqësi e madhe".

Pastaj një shaka në lidhje me dy golat e anulluar për pozicion jashtë loje: "Mbappé nuk ka nevojë të niset në pozicion jashtë loje, ai është kaq i shpejtë...".