RTSH Sport Live

Frikë për lojtarët e Barcelonës, sulmohen nga tifozët e Espanyol

  • 14/05/2023
  • |
  • Spanjë
Frikë për lojtarët e Barcelonës, sulmohen nga tifozët e Espanyol
Gjatë festës për fitimin e titullit nga ana e skuadrës blaugrana, tifozët e Espanyol hynë në fushë dhe shkaktuan kaos

La Liga ka njohur skuadrën kampione për sezonin 2022/2023. Barcelona, pas fitores 4-2 në fushën e Espanyol, kur kanë mbetur akoma dhe katër javë nga përfundimi i sezonit, ka arritur të sigurojë matematikisht titullin. Ky sukses i skuadrës blaugrana nuk është pritur mirë nga tifozët e skuadrës së Espanyol.

Të shumtë në numër, menjëherë kanë zbritur në fushën e lojës, aty ku të besuarit e trajnerit Xavi po festonin titullin e 27-të në historinë e tyre dhe janë hedhur në sulm. Lojtarët e Barcelonës u futën menjëherë në dhomat e zhveshjes, ndërsa policia mori situatën nën kontroll.