RTSH Sport Live

Fury pëson humbjen e parë në karrierë, Usyk shpallet kampioni i padiskutueshëm i botës

  • 19/05/2024
  • |
  • Evente Sportive
Fury pëson humbjen e parë në karrierë, Usyk shpallet kampioni i padiskutueshëm i botës

Oleksandr Usyk dominon sfidën e madhe ndaj Tyson Fury, i shkakton këtij të fundit humbjen e parë në karrierë dhe shpallet kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda në boks.

Tyson Fury pësoi një humbje me pikë të ndarë në një natë dramatike në Arabinë Saudite, pasi Oleksandr Usyk u bë kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit me katër rripa në peshën e rëndë.

Në një skenë madhështore, britaniku Fury filloi mirë, por u shpëtua nga gongu pas një sulmi të Usyk në raundin e nëntë.

Dy gjyqtarë votuan për ukrainasin dhe rezultatet ishin 115-112 dhe 114-113, ndërsa gjyqtari i tretë votoi 114-113 për Fury.

Fury, 35 vjeç, humbi për herë të parë në një karrierë profesionale 16-vjeçare. Ai do të ketë një mundësi të menjëhershme për hakmarrje me një revansh të planifikuar për më vonë këtë vit.