Vllaznia do të përballet me kampionen e Bjellorusisë, FC Minsk, në turin e dytë kualifikues të Champions League për femra. Në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH, mbrojtësja e skuadrës shkodrane, Arbiona Bajraktari ka deklaruar: “Objektivi ynë, i vendosur që në fillim të sezonit ishte që të bënim pjesë në grupin e 32 skuadrave më të mira në Europë. Jemi në raundin e dytë, jemi gati për tu përballur me FC Minsk. Nuk e njohim kundërshtarin, drejtuesit po punojnë për të marrë informacion”. Vajzat kuqeblu eliminuan në turin e parë skuadrën turke të Gaziantep. Nëse kalojnë FC Minsk, atëherë do e shikojnë veten në grupin prej 32 skuadrash të Champions League për femra.
Lajmet e fundit
Tirana mbyll një vit për t’u harruar
26/12/2024