RTSH Sport Live

Futbolli i moshave, të enjten luhen tri finale

  • 15/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Futbolli i moshave, të enjten luhen tri finale
Janë përcaktuar finalet për grupmoshat U-12, U-13 dhe U-14 që do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për grupmoshat U-12, U-13 dhe U-14 ka arritur në fazën kulmore, teksa sot u luajtën edhe ndeshjet e grupeve për grupmoshën U-13 në Fier dhe Kamëz.

Fieri – Tirana është finalja për grupmoshën U-13, teksa ekipi i përfaqësueses rajonale të Fierit triumfoi në grupin A, pasi mposhti skuadrat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Elbasanit.

Ndërsa ekipi i përfaqësueses rajonale të Tiranës triumfoi në grupin B, pasi mundi Lezhën dhe Shkodrën, ndërsa barazoi me skuadrën e Korçës.

Tashmë janë përcaktuar të tre finalet për grupmoshat U-12, U-13 dhe U-14 që do të zhvillohen ditën e nesërme në “Shtëpinë e Futbollit”.

U-13 Grupi A

Fier – Durrës 2-1

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Elbasan – Gjirokastër 3-4

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Fier – Elbasan 4-2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Durrës – Gjirokastër 6-3

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Fier – Gjirokastër 4-0

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Durrës – Elbasan  2-0

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”.

 

 U-13 Grupi B

Tirana – Korça 0-0

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Lezha – Shkodra 3-0

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Lezha – Korça   2-0

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Tirana – Shkodra  7-0

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Tirana – Lezha   3-1

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Korça – Shkodra  1-2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Ndeshjet finale:

Grupmosha U-12/ Fieri – Tirana             16.05.2024 “Shtëpia e Futbollit”

Grupmosha U-13/ Fieri – Tirana             16.05.2024  “Shtëpia e Futbollit”

Grupmosha U-14/ Tirana – Durrësi         16.05.2024 “Shtëpia e Futbollit”