RTSH Sport Live

Futsall, Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore me Rumaninë

  • 14/04/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Futsall, Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore me Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit zhvilloi dje ndeshjen e parë miqësore ndaj Rumanisë. Takimi i luajtur në “Concordia Sports Hall” u fitua nga Rumania me rezultatin 3-1. Golin e vetëm të Shqipërisë në këtë takim e shënoi Halim Selmanaj.

Trajneri Erind Resuli hodhi në fushë fillimisht këtë formacion titullar: Cristiano Cardosa (GK), Roald Halimi (C), Arbër Shkodra, Darrier Soares Melo, Halim Selmanaj.

Pjesa e parë e takimit ishte e luftuar nga të dyja skuadrat. Pas disa momenteve të mira, rumunët gjetën të parët rrugën e rrjetës. Megjithatë në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë barazuan takimin me Halim Selmanaj. Kaq mjaftoi për pjesën e parë që përfundoi 1-1.

Në fraksionin e dytë, trajneri Erind Resuli kreu disa zëvendësimi për të provuar të gjithë lojtarët. Në anën tjetër Rumania shënoi edhe dy gola për të vulosur në fund rezultatin përfundimtar 3-1.

Rumania dhe Shqipëria do të luajnë sot edhe ndeshjen e dytë miqësore po në “Concordia Sports Hall” me sfidën që nis në ora 17:00.

Ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi trajneri Erind Resuli dhe stafi teknik do të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar. Shqipëria në fundin e muajit maj do të njohë edhe kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Kampionatit Europian të Futsallës, me duelet kualifikuese që do të nisin në muajin dhjetor.