RTSH Sport Live

Fyllkryg dhe Fyhrish janë të grumbulluarit e radhës të Nagelsman për “Euro 2024”

  • 14/05/2024
  • |
  • Gjermani
Fyllkryg dhe Fyhrish janë të grumbulluarit e radhës të Nagelsman për “Euro 2024”

Të enjten në orën 13:00 Federata Gjermane e Futbollit do të publikojë listën e emrave të 26 lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë tri herë kampionët e europës në “Euro 2024”.

Kjo ditë nuk do të pritet me shumë kureshtje prej gjashtë futbollistëve, të cilët tashmë e dinë se do të jenë pjesë e këtij eventi.

Siç është vënë re prej ditësh Federata Gjermane e Futbollit ka nisur që të publikojë nërpërmjet rrjeteve sociale apo edhe në edicionin e lajmeve sportive të rrejeteve kombëtare emrat e parë të grumbulluar.

Më të fundit janë Niklas Fyllkryg dhe Kris Fyhrish. Sulmuesi i Borusias së Dortmundit dhe mesfushori i krahut i Shtutgartit pasuan emërimet e djeshme kur Nagelsman lajmëroi grumbullimin e Manuel Nojerit dhe Aleks Pavloviç.

Portierë:

Manuel Neuer

Mbrojtës:

Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah

Mesfushorë:

Chris Führich, Aleksandar Pavlovic

Sulmues:

Niclas Füllkrug