RTSH Sport Live

Gafa e “Macron”, përmbys flamurin e Kosovës në fanellat e Armenisë

  • 23/03/2024
  • |
  • Të tjera
Gafa e “Macron”, përmbys flamurin e Kosovës në fanellat e Armenisë

Ndeshja mes Armenisë dhe Kosovës, e vendosur nga një gol i Rashicës në minutën e 26-të, është shoqëruar nga një gafë jo fort e zakontë në të tilla nivele.

Gjatë këndimit të himneve u vu re qartë se sponsori teknik i Armenisë, “Macron”, kishte gabuar rëndë me fanellat pasi përkrah flamurit të vendasve kishte vendosur të përmbysur atë të Kosovës.

Incidenti duhet të jetë komentuar gjatë fraksionit të parë të takimit pasi në 45’ e dyta skuadra Armenisë tentoi që të ndreqte gabimin duke mbuluar me ngjitës të kuq flamurin e ekipit rival.