RTSH Sport Live

Gareth Southgate i blinduar, ka besimin e FA

  • 22/06/2022
  • |
  • Angli
Gareth Southgate i blinduar, ka besimin e FA
Garancia është dhënë nga Hewitt, presidentja e Federatës së Futbollit

Anglia përballet me rënien në Ligën B të Kombeve pas humbjes poshtëruese 4-0 ndaj Hungarisë, por Federata e Futbollit nuk e vë në dyshim figurën e trajnerit. Southgate nuk është prekur, siç raportohet nga BBC. Garancia është dhënë nga Debbie Heëitt, presidentja e Federatës së Futbollit.

Pavarësisht humbjes poshtëruese përballë Hungarisë, Southgate e ka fituar besimin me rezultatet. Ai e ktheu Anglinë në top katërshen e botës në 2018, humbi Kampionatin Evropian vetëm me penallti kundër Italisë, duke luajtur finalen e parë në turneun kontinental dhe duke u rikthyer për të luajtur një titull pas suksesit të vetëm në histori të kombëtares së Tre Luanëve në Kupën e Botës 1966.

Heëitt ka deklaruar: "Bazuar në të gjitha faktet në fushë, ai është trajneri më i suksesshëm i Anglisë që kemi pasur në 55 vjet, por duke parë përtej arritjeve sportive, nuk mund të anashkalohet kultura që ai krijoi. Para se Gareth të ishte trajner, nuk kishte krenari për të veshur fanellën e Anglisë dhe lojtarët nuk shkonin mirë për shkak të rivaliteteve në klube”.

“Dhe pastaj ai është gjithashtu një njeri me inteligjencë të madhe, jo vetëm futbolli. Unë kam punuar në botën e biznesit dhe aftësitë e Gareth, do ta bënin atë një CEO në çdo fushë, sepse ai ka një ndjenjë ekuilibri, elasticiteti dhe aftësinë për të marrë shumë përgjegjësi mbi supet e tij. Nuk shoh një profil më të mirë për të trajnuar ekipin kombëtar të Anglisë”.

Efekti i rezultateve të fundit nuk e ndryshon as edhe një centimetër besimin e Heëitt: "Unë kam folur tashmë me të për ta qetësuar dhe ripërsëritur vendimin tonë për të zgjatur kontratën deri në vitin 2024 pa pritur Kupën e Botës të këtij dimri në Katar”.

“Është e qartë se ka pasur një shkëmbim idesh dhe reflektimesh, por një pengesë nuk do të na bëjë të kthehemi pas, as nuk na ka shtyrë të pyesim pse kontrata e tij është rinovuar. Ne kemi besim tek ai dhe prova se po flasim për një personazh me ndjeshmëri dhe inteligjencë të madhe është reagimi i tij ndaj thirrjes. Ai na tha se ka gjithmonë diçka për të mësuar, është vërtet bukur të punosh me ata që kanë përulësi dhe dëshirë për të mësuar”.