RTSH Sport Live

Gjykata i jep të drejtë Bobanit, Milani duhet të dëmshpërblejë kroatin

  • 10 orë para
  • |
  • Itali
Gjykata i jep të drejtë Bobanit, Milani duhet të dëmshpërblejë kroatin

Beteja në Gjykatë mes Milanit dhe ish-drejtuesit të kuqezinjve, aktualisht komentator në TV, përfundoi me fitoren e Zvonimir Boban.

I emëruar Kryeshef i Futbollit të klubit në vitin 2019, kroati u shkarkua nga 19 herë kampionët e Italisë me efekt të menjëhershëm për shkak të një interviste të dhënë në një gazetë dhe të paautorizuar nga klubi.

Nga kjo situatë erdhi vendimi i ish-drejtuesit të UEFA-s për të paditur Milanin: në shkallën e parë Boban fitoi dhe kuqezinjtë u detyruan ta dëmshpërblenin 5.37 milionë euro.

Skenari u përmbys tërësisht në apel, ku 56-vjeçari u detyrua të kthente rreth 1.2 milionë euro. Më pas të enjten, në Gjykatën e Lartë, vendimi përfundimtar: shkarkim i paligjshëm dhe Milani duhet t’i paguajë përfundimisht 4.82 milionë euro Bobanit. Kjo shifër, vlen të theksohet, është shënuar në bilancin e klubit.