Simone Inzaghi ka vendosur të mos rrezikojë. Në Verona, nesër në orën 15:00 për ndeshjen e Bentegodit ndaj Hellas, Interi nuk do të ketë në dispozicion Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk, viktimë e një tendosjeje të muskujve gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij kundër Uellsit, do të qëndrojë në Milano dhe nuk do të jetë pjesë e grupit.
Trajneri vendosi të mos rrezikojë, edhe për shkak të afërsisë me ndeshjen e radhës në Champions League, mbrëmjen e së martës në San Siro kundër Leipzig. Calhanoglu do të thirret rregullisht për ndeshjen evropiane, në të cilën mund të startojë edhe si titullar. Për ndeshjen e pasdites së nesërme ndaj Veronës, mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani do të luajë në postin e drejtuesit në mesfushë, i freskët nga dy ndeshjet e plota me Kombëtaren.