RTSH Sport Live

Milan, Fonseca: Respekt për Juven, por jo frikë

  • 7 orë para
  • |
  • Itali
Milan, Fonseca: Respekt për Juven, por jo frikë
“Në mbrojtje do të jetë një lojë e vështirë në sulm, nuk kam asnjë dyshim”.

Një gabim dhe... diferenca me skuadrat e kreut do të bëhej e madhe, për të mos thënë e parikuperueshme. Fitorja, në kushtet aktuale, është e vetmja alternativë. Ky është objektivi i Milanit, i cili të shtunën në orën 18:00 pret Juventusin në San Siro.

"Unë nuk mendoj se duhet të flasim për presion, por për motivim. Është e lehtë të luash me Interin, Realin dhe Juventusin, është më pak të shkosh në Cagliari” - shpjegoi Paulo Fonseca në konferencën për shtyp.

“Ne duhet të kemi gjithmonë motivimin. Jemi Milani, kemi respekt për Juventusin, por jo frikë”.

Për Theo Hernandez: "Ai është një lojtar i madh, për mua ai është mbrojtësi më i mirë në botë. Mendoj se është një problem adaptimi. Ne kemi folur ditët e fundit, ai po mëson gjëra që janë të rëndësishme. Këtë javë kam parë që ai është më i fokusuar se kurrë”.

"Ne duam të jemi gjithmonë sulmues. Mendoj se jemi të mirë në sulm, të shënosh 3 gola në Madrid dhe Cagliari është një shenjë e mirë. Unë kurrë nuk pres që ne mund të varemi vetëm nga një lojtar, ne varemi nga të gjithë. Ajo që bën skuadra është e rëndësishme. Në mbrojtje do të jetë një lojë e vështirë në sulm, nuk kam asnjë dyshim”.