RTSH Sport Live

GP Turqi, Verstappen: Jam i zhgënjyer, por pikët jepen në garë

  • 14/11/2020
  • |
  • Formula 1
GP Turqi, Verstappen: Jam i zhgënjyer, por pikët jepen në garë

“Për momentin jam pak i zhgënjyer, ka garë nesër ku mund të bëjmë mirë por kur  je i pari gjatë gjithë kohës dhe  mbaron i dyti, nuk është ajo që dëshiron. Por pikët jepen nesër dhe ne do të përpiqemi të kemi një garë të mire”. Max Verstappen e tha këtë në fund të kualifikimit për Grand Prix të Formula 1, i vendosur në rreshtin e parë, por në pozicionin e dytë pasi mbizotëroi në tre seancat e mëparshme të provave të lira.